Keni pyetje? Ne kemi përgjigje!
Qëllimi ynë është që procesi juaj i biznesit në Zvicër të jetë i lehtë dhe i suksesshëm. Këtu kemi mbledhur pyetjet dhe përgjigjet më të shpeshta, që të gjeni shpejt të gjitha informacionet e nevojshme për shërbimet dhe përparësitë tona.
Në RA Treuhand GmbH ju ofrojmë gjithçka në një vend: themelim të kompanive, kontabilitet, këshillim tatimor, këshillim biznesi dhe mbështetje administrative – të gjitha të përshtatura për nevojat tuaja.
Po, me kënaqësi! Ndihmojmë personat nga jashtë që të hapin kompani në Zvicër në mënyrë të thjeshtë, të shpejtë dhe të sigurt – pa komplikime.
Ne punojmë shpejt: mesatarisht, kompania juaj mund të regjistrohet për 3 deri 5 javë – me mbështetje profesionale në çdo hap.
Çmimet tona janë të qarta dhe të ndershme. Qysh prej CHF 500.- ofrojmë paketë të plotë për themelimin e kompanisë – pa kosto të fshehura.
Pakoja jonë përfshin: këshillim, përgatitje të dokumenteve, organizimin e takimit te noteri, regjistrimin e kompanisë dhe administratë bazë – gjithçka nga një dorë.
Treuhand nënkupton kujdes të plotë për kontabilitetin, tatimet, administratën dhe këshillimin e biznesit tuaj – që ju të mund të përqendroheni te rritja e kompanisë suaj.
Merrni mbështetje personale, zgjidhje të shpejta dhe individuale, komunikim në gjuhën tuaj dhe një partner të besueshëm për biznesin tuaj.
Ne nuk jemi vetëm administratë – jemi partneri juaj afatgjatë! Qëllimi ynë është suksesi juaj, me transparencë të plotë dhe qasje personale.
Po, sigurisht! Ju mbështesim edhe më tej – me kontabilitet, këshilla tatimore, administratë dhe shumë shërbime tjera që biznesi juaj të ecë pa probleme.
Për GmbH (sh.p.k.) nevojiten minimum CHF 20'000 kapital fillestar dhe një drejtor me adresë në Zvicër (ose alternativa tjera që ne ua organizojmë).
Po, ju ndihmojmë në hapjen e llogarisë bankare të biznesit dhe ju këshillojmë për të zgjedhur bankën më të përshtatshme për ju.
Ne komunikojmë në gjermanisht, shqip, kroatisht, serbisht dhe italisht – që ju ta kuptoni çdo hap pa vështirësi.
Po, ndihmojmë në kërkimin dhe gjetjen e lokaleve dhe hapësirave për biznesin tuaj, si dhe në negociatat me pronarët.
Po, ju mbështesim gjatë procesit të marrjes së lejes së qëndrimit për ju ose për punonjësit tuaj.
Po, organizojmë përkthim profesional të dokumenteve tuaja biznesore dhe personale për t’i përshtatur kërkesave të institucioneve zvicerane.
Naravno! Nudimo Po! Ofrojmë këshillim për tatimet personale dhe ndihmojmë në përgatitjen e deklaratave tatimore private. i pripremu vaših privatnih poreznih prijava i pomažemo optimizirati vašu poreznu situaciju.
Po, ne ofrojmë edhe këshillim biznesor individual, planifikim për rritje të kompanisë, menaxhim të rreziqeve dhe shumë shërbime tjera administrative.
Pas RA Treuhand GmbH qëndron një ekip profesionistësh me shumë vite përvojë në fushën e financave, kontabilitetit dhe këshillimit të bizneseve – me pasion të madh për suksesin e klientëve tanë.
Nuk e gjetët përgjigjen që kërkoni? Na kontaktoni sot dhe me kënaqësi do t'ju ndihmojmë personalisht!