Kontabiliteti - Themel i çdo biznesi të suksesshëm
Kontabiliteti është baza e çdo kompanie të qëndrueshme dhe të suksesshme. Me ne, mund të jeni të sigurt se financat tuaja janë në duar të sigurta.
Na besoni ne menaxhimin e kontabilitetit tuaj, në mënyrë që ju të përqendroheni plotësisht në punën dhe zhvillimin e biznesit tuaj. Kontabilistët dhe ekonomistët tanë të certifikuar kanë përvojë shumëvjeçare me kompani të të gjitha madhësive dhe sektorëve në Zvicër.
Ne kujdesemi që çdo gjë të jetë në përputhje të plotë me ligjet, standardet dhe afatet zvicerane.
Shërbimet tona kontabël përfshijnë:
✔️ Mbajtjen e librave të biznesit (ditari, libri kryesor, hyrje-daljet)
✔️ Llogaritjen dhe pagesën e pagave, përgatitjen e deklarimeve për AHV, ALV, BVG, FAK, etj.
✔️ Hartimin e raporteve financiare vjetore dhe bilanceve
✔️ Përgatitjen dhe dorëzimin e deklaratave të TVSH-së (MwSt)
✔️ Përgatitjen dhe dorëzimin e deklaratave tatimore për persona juridikë dhe fizikë
✔️ Këshillim në lidhje me kostot, likuiditetin dhe optimizimin tatimor
✔️ Komunikim me zyrat tatimore, zyrat e AHV-së dhe institucionet e tjera relevante
Çfarë na dallon ne?
Flasim shqip – çdo gjë mund t’jua shpjegojmë qartë dhe me kuptim.
Ekipi ynë ka përvojë ndërkombëtare dhe e kupton mirë situatën e sipërmarrësve të huaj në Zvicër.
Përdorim mjete dhe platforma digjitale moderne për shkëmbim të sigurt dhe të lehtë dokumentesh.
Punojmë në mënyrë diskrete, të saktë dhe profesionale – gjithmonë në kohë.
Pavarësisht nëse sapo keni themeluar një kompani apo jeni aktiv në treg prej vitesh – ne jemi këtu që gjithçka të jetë në rregull me ligjin dhe sipas nevojave tuaja.